Dhuratë për Inzaghin: Inter transferon dyshen e rivalëve për €50m

Zhang hap thesin, zbulohet dhurata e parë për Inzaghin.

Pas triumfit në Kupën e Italisë, Inter është i përqëndruar te finalja e Stambollit, ndërsa drejtuesit kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.

Inter pritet të jetë mjaftë aktiv në merkaton e verës dhe sipas raportimeve të fundit Neroaxurët synojnë transferimin e dyshes së Lazios.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter synon transferimin e Sergej Milinkovic-Savic dhe Adam Marusic nga Lazio.

Marusic do ta zërë vendin e Dumfries i cili pritet të largohet në verë, ndërsa Savic vendin e Brozovic.

Për të siguruar shërbimet e dyshes së Lazios, Inter do të ofrojë 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here