BOMBA E VERËS: Achraf Hakimi rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Spanja, Achraf Hakimi rikthehet në Serie A. 

Janë gjithmonë thashetheme të merkatos, por indikacionet lënë të kuptohet se zikaltrit do ta provojnë.

Do të ishte një rikthim i bujshëm dhe ka të bëjë me një futbollist që ka lënë një kujtim shumë të ëmbël tek Interi. Madje, në sezonin e kampionatit të fundit të fituar nga zikaltirt, ka qenë edhe ai.

Po flasim për 24-vjeçarin Achraf Hakimi, një ish-futbollist i milanezëve, të cilin klubi e bleu për pak më pak se 40 milionë euro dhe e la dymbëdhjetë muaj më vonë të shkojë te PSG për mbi 60 milionë.

Tashmë futbollistit maroken duket se është gati të largohet nga Parisi dhe nuk do ta kishte problem një rikthim të bujshëm. Madje duket se Hakimi është në kërkim të një shtëpie në Milano dhe gjithashtu ka përfunduar në mesin e lojtarëve që kanë mosmarrëveshje me klubin francez.

Sipas Mundo Deportivo, nuk mund të përjashtohej që Interi po mendon për një rikthim të bujshëm. 37 ndeshje dhe 7 gola në kampionat në vitin e titullit me Conte-n, plus 8 paraqitje të tjera mes Kupës së Italisë dhe Champions League

Hakimi u tregua i palodhur dhe i aftë për të kombinuar mbrojtjen e shkëlqyer me një fazë sulmuese që bën diferencën në Serinë A. Tifozët e zikaltërve mund të ëndërrojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here