Eksod te Milani, Maignan largohet për €60m

Eksod te Milani, Mike Maignan bën gati valixhet.

Vetëm pak orë pasi Zlatan Ibrahimoviç vari këpucët në gozhdë duke i dhënë fund futbollit të luajtur, nga klubi kuqezi u largua edhe legjenda Paolo Maldini.

Maldini dhe Massara, edhe pse ishin nën kontratë deri në 2024, vendosën të largohen, ose me saktë iu tregua dera nga Cardinale, ndërsa vendin e tyre pritet ta marrin Giorgio Furlani që do të ketë fuqi absolute dhe Moncada, shefi i skautëve që pritet të emërohet në rolin e drejtorit sportiv.

Mediat italiane kanë lëshuar një tjetër lajm të bujshëm duke shkruar se pas Maldinit mund të largohet dhe portieri Mike Maignan.

Sipas Calcio Mercato, Milan ka marrë një ofertë prej 60 milionë eurove nga Chelsea dhe Cardinale është i hapur për shitjen e francezit.

Maignan u transferua te Milani në vitin 2021 nga Lille për 15 milionë euro falë Maldinit, ndërsa tani cilësohet si njëri nga portierët më të mirë në botë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here