Fillon epoka Furlani-Moncada: Milan transferon yllin 50 milionësh

Rosonerët kanë gati super goditjen.

Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve.

Siç raporton “Calcio Mercato”, (mbi)emri i është shtuar listës së përforcimeve të mundshme të hartuara nga Furlani dhe Moncada është Youri Tielemans.

Moncada ka nisur bisedimet me Tielemans dhe po punon fort që ta bind belgun që të transferohet te Milani.

Mesfushori belg sapo ka përfunduar kampionatin me Leicesterin, i zbritur në Championship shtatë vite pas triumfit historik në Premier League me Claudio Ranieri si trajner.

I linduri në vitin 1997, ai do të largohet nga “Foxes” më 30 qershor, datë në të cilën do t’i skadojë marrëveshja aktuale me klubin anglez. Pra, do të largohet falas nga Leicester City.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here