Interi i ri, Neroaxurët transferojnë dy yje

Beppe Marotta ka filluar punën së bashku me Piero Ausilion për sezonin e ri dhe ka nisur të sistemojë çështjen e pazgjidhura në skuadër.

Një prej tyre është në sulm, aty ku Edin Dzeko ende nuk ka rinovuar dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet nga zikaltrit.

Për këtë arsye, drjetuesit zikaltër kanë nisur diskutimet për të rikthyer në Serie A, Gianluca Scamacca, i cili aktualisht luan në Premier League te West Hami. Edhe vetë sulmuesi italian dëshiron me ngul të rikthehet në vendlindje.

Nga ana tjetër, një çështje për t’u është edhe Marcelo Brozovic. Ky i fundit nuk është më një i paprekshëm tek Interi dhe në rast se vjen një ofertë rreth 25-30 milionë euro, atëherë do të lihej i lirë.

Në vend të tij, Interi po mendon të sjellë Davide Frattesin e Sassuolos, pasi është opsioni më pak i shpenzueshëm, në raport me ëndrrën e madhe që është Sergej Milinkovic-Savic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here