Lorenzo Insigne rikthehet në Itali.
Sulmuesi italian, Lorenzo Insigne dëshiron largimin nga MLS ku aktualisht është pjesë e Torontos.
Mediat italiane kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Insigne dëshiron rikthimin në Serie A.
Sipas Calcio Mercato, Roma dhe Inter kanë shfaqur interesim për 32-vjeçarin dhe bisedimet pritet që të fillojnë së shpejti.
Giallorosët dhe Neroaxurët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe do të duelojnë në merkato për shërbimet e Insignes.