Zyrtare, Napoli me trajner të ri

Pas mbylljes së bashkëpunimit me Luciano Spallettin, Napoli zyrtarizon trajnerin e ri.

Nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare të klubit, të kaltrit bënë të ditur se kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Rudi Garcian.

Francezi ishte së fundmi në drejtimin e Al-Nassr, skuadrës së Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite, megjithatë oferta e kampionëve të Italisë ka “joshur” 59-vjeçarin.

Për Rudi Garcian është një rikthim në Itali duke qenë se në të kaluarën francezi ishte pjesë e Romës duke i drejtuar verdhekuqtë në sezonin 2013-2016 duke pasur në këtë formë eksperiencën e duhur për në kampionatin italian. Napoli do të kërkojë të rikonfirmohet si kampione e Italisë si dhe të shkojë gjatë në Champions League, teksa këtë projekt klubi ia beson pikërisht Garcias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here