Marrëveshja është arritur: Davide Frattesi te gjiganti italian

Davide Frattesi pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Davide Frattesi është gjithmonë e më shumë në qendrën e merkatos në Serie A.

Mesfushori i Sassuolos po kërkohet me ngulm nga skuadrat më të rëndësishme në Itali, ku lufta për të marrë shërbimet e 23-vjeçarit tashmë është më e ndezur se kurrë.

Inter, Juventus, Milan dhe Roma janë katër skuadrat që për momentin po “përplasin brirët” me njëra-tjetrën për të bërë mesfushorin të veshë fanellën e tyre.

Sky Sport Italia, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter është në pole position për të siguruar shërbimet e Frattesit, pasiqë Neroaxurët kanë arritur marrëveshje me Sassuolon.

Zikaltërve tani u mbetet që të shesin një lojtarë për të krijuar vend për regjistrimin e Frattesit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here