Oferta prej €80m ka arritur, Barella largohet nga Interi

Lajm i bujshëm nga Spanja, Nicolo Barella largohet nga Interi.

Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura.

Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari është pranë largimit nga Interi.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United synon transferimin e Barellas dhe Djajtë e Kuq kanë gati ofertën prej 80 milionë eurove.

Barella ishte i lidhur disa ditë më parë me Newcastle, por Inter refuzoi ofertën e klubit anglez duke kërkuar më së paku 80 milionë euro për ta lënë të lirë 25-vjeçarin.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta paguajnë këtë shumë dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here