Nuk mbaron me Tonalin: Newcastle ia rrëmben edhe një tjetër yll Milanit

Jo vetëm Tonali, Newcastle transferon edhe një tjetër yll nga Milani.

Paolo Maldini dhe Sandro Tonali tregojnë se te Milani nuk ka asnjë të pashitshëm.

Ja përse zërat që qarkullojnë për një interesim të Newcastle për Theo Hernandez kanë filluar të trembin tifozët kuqezi, që kanë frikë se një tjetër flamur mund të largohet gjatë kësaj vere të dhimbshme në aspektin sentimental.

Për ti marrë Milanit anësorin francez duhet një ofertë faraonike, më shumë se 80 milionë eurot që do të paguhen për Tonalin (të paktën 100), por klubet angleze i kanë mundësitë ekonomike dhe nuk përjashtohet mundësia që Newcastle të tentojë edhe blerjen e Theos.

Lojtari, që pëlqehet shumë edhe nga Atletico Madrid, ndihet mirë në Milano dhe kohët e fundit rinovoi kontratën duke arritur shifrën e 4 milionë euro neto në sezon.

Theo është një pikë referimi në skuadrën e Piolit, por një ofertë 100 milionëshe do të ishte e parefuzueshme nga klubi i Gerry Cardinale.

Shitja e lojtarit nuk do të pritej mirë nga tifozët, por do të sillte burime ekonomike për të lëvizur në merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here