Marrëveshja është arritur, Milan siguron përforcimin e madh.
Milan kompletoi shitjen e Sandro Tonalit te Newcastle për një shifër rekorde prej 80 milionë eurove.
Paratë nga shitja e Tonalit, Rosonerët tani po i shfrytëzojnë për ti mbyllur objektivat në merkato.
Milan është shumë pranë realizimit të goditjes së parë në merkato, një goditje që do të vijë për të përforcuar vijën e sulmit.
Drejtuesit e Rosonerëve kanë arritur marrëveshje me sulmuesin francez, Marcus Thuram dhe zyrtarizimi është vetëm çështje kohe.
Thuram do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon neto, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar pas Leaos.