E bujshme: Milan transferon yllin e Bayernit për €35m

Rosonerët nuk kanë të ndalur. 

Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve.

Geoffrey Moncada po punon për përforcimet e sezonit të ri dhe sipas gazetarit të njohur italian, Alfredo Pedulla, Rosonerët synojnë transferimin e yllit të Bayernit.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Bavarezëve, Ryan Gravenberch i cili ka luajtur vetëm 937′ minuta sezonin e shkuar.

Gravenberch iu bashkua Bayernit vitin e kaluar nga Ajaxi, por nuk ka arritur të ambientohet në Allianz Arena dhe është i gatshëm të ndryshojë ambient.

Milan synon të përfitojë nga kjo situatë dhe Rosonerët kanë kontaktuar agjentin e holandezit.

Për të siguruar shërbimet e Gravenberch, Milan do të paguaj 35 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here