Fillon epoka Giuntoli, Juventus transferon yllin e Cityt

Juventus kërkon një përforcim me peshë për mbrojtjen, që sezonet e fundit ka qenë pika e dobët e skuadrës së trajnerit Massimiliano Allegri.

Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra italiane ka hyrë në bisedime për të sjellë në Serie A mbrojtësin spanjoll Aymeric Laporte, që aktuaklisht luan me Manchester City.

29-vjeçari ka ende edhe dy vite kontratë me kampionët e Europës dhe Anglisë, por sezonin e fundit është aktivizuar shumë pak: 24 ndeshje në total, 12 në Premier League. Për pasojë, “citizens” janë shprehur të gatshëm për ta lënë të lirë, por kërkojnë rreth 30 milionë euro në shkëmbim të kartonit.

Për bardhezinjtë, Laporte është profili i duhur për mbrojtjen, me përvojë në Europë dhe Allegri është gati t’i besojë. E përditshmja spanjollje shprehet se kontaktet e para panë nisur, me Juventus që kërkon  edhe një ulje të rrogës së lojtarit.

Bardhezinjtë synojnë ta marrin spanjollin në formë huazimi me të drejtë blerje pas një viti, për një shumë në total që nuk i kalon 20 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here