BOMBË: Chelsea refuzon ofertën e Interit, Lukaku transferohet te rivalët e zikaltërve

Lukaku te rivalët e Interit.

Edhe pse është rikthyer te Chelsea pasi i përfundoi huazimi, Romelu Lukaku dëshiron të rikthehet tek Interi.

Megjithatë, “blutë e Londrës” nuk do t’ia bëjnë dhe aq të lehtë rrugën për në Milano sulmuesit belg.

Për ta lënë të lirë Lukakun, Chelsea kërkon të paktën 45 milionë euro. Zikaltrit nga ana tjetër, dëshirojnë fillimisht vetëm një huazim dhe më pas ta blejnë përfundimisht për shifrën e 35 milionë euro, të cilat nuk e bindin aspak klubin anglez.

Siç raporton “The Athletic”, Juventusi tashmë është futur në garë për të siguruar shërbimet e ish-sulmuesit të rivalëve të tyre.

Shuma prej 45 milionë euro që Chelsea kërkon për belgun, bardhezinjtë duket se janë të gatshëm t’i paguajnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here