Nuk mbaron me Tonalin, Newcastle transferon yllin e Interit për €50m

Newcastle për shopping në Milano.

Newcastle po bën mjaftë bujë në merkato pasiqë Magpies transferuan Sandro Tonalin nga Milanin dhe synojnë edhe disa afrime të tjera nga Serie A.

Përveç Tonalit, Newcastle ka shfaqur interesim edhe për transferimin e Federico Chiesas, ndërsa sipas raportimeve të fundit edhe ylli i Interit ka përfunduar në orbitën e Magipes.

Sipas Calcio Mercato, Newcastle synon transferimin e Hakim Calhanoglut nga Interi.

Mesfushori turk rinovoi kontratën me zikaltrit deri në vitin 2027, por te Interi askush nuk i shpëton rregullave të tregut.

Calcio Mercato, shkruan se te Inter janë të hapur për shitjen e Calhanoglut në rast se në adresë të klubit arrin një ofertë prej 50 milionë eurove, shifër kjo aspak problematike për klubin anglez.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here