Hakmarrje për Lukakun, Inter transferon yllin e Juventusit

Merkato ka surpriza dhe duket se kjo e e dielë mbrëma ka sjellë një befasi të madhe.

Atëherë kur askush nuk e priste, Interi ka gjetur marrëveshjen me anësorin Juan Cuadrado, me kolumbianin që vjen te zikaltërit pas një eksperience te Juventusi.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Cuadrado do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024.

Me të vërtetë një lëvizje e papritur, në një periudhë kur te Interi priteshin afrime të tjera.

35-vjeçari ka luajtur edhe shumë vite më përpara në Itali, ku ka mbajtur veshur fanellën e Udineses dhe Fiorentinës. Në Premier League, mbahet mend për përvojën me Chelsean.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here