Shkëmbim spektakolar, Coutinho rikthehet në Serie A

Lajm bombastik, Philippe Coutinho rikthehet në Itali.

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho bëri bujë të madhe kur në janarin e vitit 2018 u transferua te Barcelona për 135 milionë euro.

Coutinho nuk arriti të lërë gjurmë në Camp Nou dhe u transferua te Aston Villa për 20 milionë euro.

Braziliani sezonin e shkuar realizoi vetëm një gol në 22 ndeshje të luajtura dhe drejtuesit e Aston Villas ia kanë ofruar 31-vjeçarin gjigantit italian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Aston Villa ia ka ofruar Interit kartonin e Coutinhos në këmbim të Joaquin Correas.

Inter preferon ta lërë të lirë Correan vetëm nëse në adresë të klubit arrin një ofertë prej 10-15 milionë eurove, por në rast se nuk ka oferta, zikaltrit janë të hapur për këtë shkëmbim me Aston Villën, shkruan Calcio Mercato.

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here