E bujshme: Renato Sanches pranë transferimit në Serie A

Renato Sanches te gjiganti italian.

Vitin e kaluar ishte shumë pranë Milanit, por në fund gjithçka dështoi dhe vendosi të shkonte te PSG. Këtë verë, emri i Renato Sanches lidhet sërish me futbollin italian.

Në skenë nuk është më emri i kuqezinjve, por ai i Romës. Jose Mourinho i ka bërë me dije drejtuesve verdhekuq se mesfushori portugez është ideal për skemat e tij dhe ka kërkuar ta afrojnë.

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e Renato Sanches ku pritet të vijë edhe “sulmi” nga drejtuesit e Romës.

Megjithatë, gjithçka është në dorë të PSG-së që duhet të plotësojnë dëshirën e klubit italian për të huazuar mesfushorin, edhe pse deri më tani francezët kanë kërkuar vetëm shitjen përfundimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here