Ofertë mbi €100M, Lautaro transferohet te gjiganti europian

Oferta stratosferike ka arritur, Lautaro Martinez largohet nga Interi.

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez shkëlqeu sezonin e shkuar duke realizuar 28 gola dhe 11 asistime në 57 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve mbreslënëse Lautaro ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian dhe Inter do ta ketë vështirë ta mbajë atë në skuadër.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG e ka piketuar Lautaron si zëvendësuesin e Mbappe.

Parisienët e kanë nxjerrë në shitje Mbappe-n dhe për Lautaron janë të gatshëm të shpenzojnë mbi 100 milionë euro për ta transferuar në Parkun e Princave.

Sipas Calcio Mercato, Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin Lautaron në rast se në adresë të klubit arrin një ofertë mbi 100 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here