Inter nuk ka të ndalur, zikaltrit transferojnë bomberin e ri

Neroaxurët kanë gati goditjen e rradhës.

Inter është mjaftë aktiv në merkato duke siguruar tre përforcime për sezonin e ri.

Neroaxurëve i janë bashkuar Davide Frattesi, Marcus Thuram dhe Juan Cuadrado, ndërsa sipas raportimeve të fundit zikaltrit kanë gati goditjen e katërt në merkato.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter është përfshirë në garë për Gianluca Scamaccan.

Scamacca është i lidhur me një rikthim në Serie A, ndërsa skuadra që ka shfaqur më së shumti interesim ishte Roma.

Giallorosët nuk kanë arritur ende marrëveshje me West Ham dhe Neroaxurët synojnë tia rrëmbejnë atë rivalëve të tyre.

Sipas Calcio Mercato, Inter do të nis bisedimet me West Ham gjatë kësaj jave për afrimin e Scamaccas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here