Marrëveshja është arritur, Scamacca rikthehet në Serie A

Gianluca Scamacca rikthehet në Serie A.

Sipas medieve italiane, Roma duket se ka rënë dakord për një marrëveshje me West Ham United për të sjellë Gianluca Scamacca në Olimpico për sezonin 2023/24 si huazim me opsion blerjeje, i cili mund të bëhet i detyrueshëm nëse plotësohen disa kushte.

Nuk është sekret se verdhekuqte kanë qenë në merkato për një sulmues të ri pas dëmtimit afatgjatë të Tammy Abraham në fund të sezonit 2022/23.

Scamacca, i cili iu bashkua West Hamit nga Sassuolo për rreth 36 milionë euro pak më shumë se një vit më parë, është lidhur me një rikthim në Itali për disa muaj tashmë. Tani, Roma duket të jetë destinacioni i tij i radhës.

Sipas Calciomercato.com, West Hami janë të përgatitur të lënë Scamaccan të largohet në huazim me një tarifë prej rreth 4-5 milionë euro, me një opsion blerje për 22 milionë euro.

Ky opsion do të bëhet i detyrueshëm nëse Scamacca regjistron një numër të caktuar paraqitjesh në sezonin 2023/24 dhe nëse Roma siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here