E FUNDIT: Inter transferon bomberin e ri për €22M

Inter me bomberi të ri.

Pas përforcimeve si Marcus Thuram, Davide Frattesi, Juan Cuadrado dhe Lazar Samardzic, Inter nuk do të ndalet me kaq. Në organikën e Simone Inzaghit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim.

Neroaxurët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe sipas raportimeve të fundit zikaltërit janë pranë transferimit të Gianluca Scamaccas.

Sipas Calcio Mercato, Inter i ka ofruar West Ham 22 milionë euro për kartonin e Scamaccas dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

Zikaltërit kanë mposhtur konkurencën e Romës duke i ofruar klubit anglez blerjen e menjëhershme të Scamaccas, për dallim nga Giallorosët të cilët synonin huazimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here