Milan pa frena në merkato, Rosonerët pranë akordit për përforcimin e 9-të

Rosonerët kanë gati goditjen e nëntë në merkato.

Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.

Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër përforcim, por kësaj rradhe për repartin e mbrojtjes.

Sipas Calcio Mercato, Milan ka nisur bisedimet me Norwich për transferimin e qendërmbrojtësit Andrew Omobamidele.

Rosonerët i kanë ofruar Norwich 7 milionë euro për kartonin e irlandezit, shifër të cilën klubi anglez pritet ta pranojë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here