Juventus dhe Chelsea kanë gati shkëmbimin e verës.
Shkëmbimi i mundshëm i tregut mes Chelsea dhe Juventus, që përfshin dy qendërsulmuesit, nga njëra anë Romelu Lukaku dhe nga ana tjetër Dusan Vlahovic, është në qendër të vëmendjes.
Edhe në numrin e sotëm “Corriere dello Sport” e trajton këtë temë, duke nënvizuar se si në orët e fundit, për herë të parë, klubi anglez ka hapur mundësinë e marrjes së qendërsulmuesit serb dhe përfshirjes së tij në marrëveshjen e Lukakut.
Tashmë janë vendosur disa aksione: vlerësimi prej 40 milionë eurosh për Lukakun ndahet nga dy klubet, si dhe paga prej 9 milionë euro neto për tri vite, që Juventus ka gati për belgun.
Nga këtu për të arritur në vlerën 80 milionë, sa e vlerësojnë bardhezinjtë Vlahovicin, është një moment reflektimi.
Por duke qenë se nuk është problem matematikor, zgjidhja e plotë mund të arrihet edhe me kurusrin e 30-35 milionëve para të thata në arkat e Juventusit, veç Lukakut në radhët e tij.
Sipas gazetës sportive italiane, gjithçka po shkon në këtë drejtim sa i takon rokadës Vlahovic-Lukaku, shto këtu edhe një shumë parash në këtë operacion të bujshëm.