Marrëveshja është arritur, Daichi Kamada te gjiganti italian

Daichi Kamada në Serie A, por jo te Milani.

Ishte shumë pranë Milanit, por tashmë Daichi Kamada do të luajë në Serie A me fanellën e Lazios.

Mesfushori japonez, që largohet nga Eintracht Frankfurt si lojtar i lirë, ka arritur marrëveshjen me klubin bardhekaltër dhe nesër pritet që të firmosë me italianët.

Lojtari dhe Lazio kanë rënë dakord që të firmosin një kontratë dy vjeçare me opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër.

Shumë shpejt Kamada do të nisë një aventurë të re në kryeqytetin italian, pasi nesër në mëngjes janë programuar vizitat mjekësore dhe më pas do të hidhet firma në kontratë. / Oversport.tv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here