Milan nuk ka të ndalur, Rosonerët transferojnë yllin e Serie A për €20M

Milan pa frena në merkato, rosonerët kanë gati goditjen e rradhës.

Milan është skuadra më aktive në merkato duke siguruar plot tetë përforcime për sezonin e ri.

Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello, Reijnders, Okafor, Chukwueze dhe Yunus Musah, Milani nuk do të ndalet me kaq.

Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijë edhe një tjetër super përforcim për vijën e mesfushës.

Sipas Gazzetta dello Sport, Milan synon transferimin e mesfushorit të Lecce-s, Morten Hjulmand.

Hjulmand shkëlqeu me Leccen sezonin e shkuar duke tërhequr kështu vëmendjen e gjigantëve italian.

Në garë për Hjulmand është edhe Borussia Dortmund dhe për kartonin e danezit Milan do të duhet të paguaj 20 milionë euro. Transferimi i Hjulmand në San Siro do të varet nga shitja e Krunic.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here