E bujshme: Thiago Alcantara transferohet te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Thiago Alcantara transferohet në Serie A.

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Jurgen Klopp për sezonin e ri.

Alcanatara ka kontratë me Reds deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 15 milionë euro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Juventus synon transferimin e Thiagos.

Biankonerët kanë kthyer vëmendjen kah mesfushori spanjoll, pas dështimit për të transferuar Kessie.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Biankonerët janë të gatshëm të ofrojnë 7 milionë euro për kartonin e spanjollit, shifër të cilën Liverpooli pritet ta pranojë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here