Lajm i bujshëm nga Italia, Dries Mertens rikthehet në Serie A.
Sulmuesi belg, Dries Mertens, verën e shkuar u transferua te Galatasaray pas 9 sezoneve me fanellën e Napolit.
Mertens arriti ta fitojë titullin në kampionatin turk me Galatasaray dhe pas aventurës pozitive, ka përfunduar në shënjestrën e gjigantit italian.
Tuttosport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Mertens ka përfunduar në orbitën e Romës.
Giallorosët janë në kërkim të përforcimeve për vijën e sulmit dhe Mourinho e ka piketuar Mertens si profilin e duhur.
Mertens ka kontratë me Galatasaray edhe për një vit, por belgu është i gatshëm të rikthehet në Itali, pasiqë një ftesë nga Mourinho nuk mund të refuzohet.
Edhe pse 36-vjeç, Mourinho beson se Mertens do të kontribonte në skuadrën e tij, pasiqë e njeh mjaftë mirë kampionatin italian.