BOMBA E MERKATOS: Ivan Perisic rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Ivan Perisic rikthehet në Serie A.

Sulmuesi kroat, Ivan Perisic, mund të largohet nga Tottenham pas vetëm një sezoni me fanellën e Spurs.

Perisic u largua nga Interi me parametra zero për t’iu bashkuar Contes te Tottenham, por pas shkarkimit të italianit, kroati dëshiron largimin nga Spurs.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Perisic është drejt rikthimit në Serie A, pasiqë gjiganti italain synon transferimin e tij.

Sipas Calcio Mercato, Napoli e ka identifikuar Perisic si përforcimin ideal për vijën e sulmit dhe bisedimet me Tottenham pritet të fillojnë së shpejti.

Kontrata e kroatit me Spurs skadon në vitin 2024 dhe për kartonin e tij Napoletanët pritet të paguajnë 5 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here