Dy yje dhe €40M: Nicolo Barella largohet nga Interi

Oferta tunduese ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi.

Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura.

Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interit gjatë kësaj vere.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barella ka përfunduar në shënjestrën e Arsenalit.

Sipas Calcio Mercato, Topçinjtë kanë gati ofertën joshëse për Interin. Arsenali do tia ofrojë Interit dyshen Balogun-Tomiyasu dhe 40 milionë euro në këmbim të Barellas.

Barella konsiderohet i paprekshëm te Interi, por një ofertë të tillë zikaltërit vështirë se do ta refuzojnë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here