E bujshme: Balotelli rikthehet në Itali, gati firma me skuadrën e Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Mario Balotelli pranë rikthimit në Serie A.

Mario Balotelli dëshiron të rikthehet të luajë në Itali, pas aventurës aspak pozitive me Sion, në Zvicër.

Sipas mediave italiane, sulmuesi 32-vjeçar është në bisedime me skuadrën e Torinos.

Sulmuesi është gati të bëjë një sakrificë të madhe ekonomike për të luajtur sërish në Itali.

Hera e fundit që Mario Balotelli ka luajtur në Itali është sezoni 2020-2021, kur vishte fanellën e Monza në Serie B. Një vit më herët, sezoni 2029-2020, ai luante ne Serie A me ekipin e Brescia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here