E bujshme: Jorginho rikthehet në Serie A

Jorginho ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tij në Itali.

Mesfushori i Arsenalit, Jorginho nuk bën pjesë në planet e Mikel Artetas për sezonin e ri dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Emirates gjatë këtij muaji.

Jorginho u transferua te Arsenali gjatë merkatos së janarit, por nuk arriti të bind Artetan me paraqitjet e tij.

Mesfushori 31-vjeçar ka luajtur 16 ndeshje me Arsenalin duke bërë vetëm një asistim, ndërsa sipas raportimeve të fundit dëshiron rikthimin në Itali.

Calcio Mercato, shkruan se Jorginho ka dhënë dritën jeshile për tu rikthyer në Itali, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Juventus dhe Lazio.

Lazio konsiderohet si favorit për të siguruar shërbimet e Jorginhos, pasiqë Sarri njihet për afërsinë e tij me mesfushorin 31-vjeçar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here