BOMBA E MERKATOS: Maignan largohet nga Milani për €80M

Lajm bombastik, Mike Maignan largohet nga Milani.

Gardiani i Milanit, Mike Maignan, është njëri nga portierët më të mirë në Botë për momentin dhe interesimi për shërbimet e tij është i madh.

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Maignan ka përfunduar në shënjestrën e Bayernit.

Bayern Munchen është në merkato më shumë se kurrë për një portier. U raportua se kampionët e Gjermanisë janë në ndjekje të gardianit Kepa Arrizabalaga, por jo vetëm.

Siç raporton “Bild”, në shënjestrën e Bayern Munchen është dhe Mike Maignan i Milanit. Megjithatë, bavarezët ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare për gardianin francez.

Pak javë më parë, Milan ka refuzuar një ofertë të Chelsea prej 60 milionë euro për Maignan dhe Bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për të bindur Rosonerët.

Momentalisht, bavarezët kanë vetëm Sven Ulreich të disponueshëm në rolin e portierit, pasi rikthimi i Manuel Neuer nuk dihet ende se sa do të zgjasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here