E bujshme: Choupo-Moting transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Choupo-Moting transferohet në Serie A.

Sulmuesi kamerunas, Choupo-Moting shkëlqeu te Bayerni sezonin e shkuar duke realizuar 17 gola dhe 4 asitime në 30 ndeshje të luajtura.

Moting u transferua te Bayerni në vitin 2020 me parametra zero nga PSG dhe sezonin e shkuar ishte protagonist me Bavarezët.

Bayerni siguroi transferimin e Harry Kane dhe Moting pritet të largohet nga Allianz Arena.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Moting nga Bayerni.

Zikaltërit janë në kërkim të një bomberi dhe e kanë piketuar Moting si një përforcim ideal.

Moting ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2024 dhe për kartonin e kamerunasit Inter pritet të paguaj rreth 7 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here