Nuk është Bayerni, Maignan largohet nga Milani për €100M

Oferta stratosferike ka arritur, Maignan largohet nga Milani për shifrën rekorde.

Gardiani i Milanit, Mike Maignan, është njëri nga portierët më të mirë në Botë për momentin dhe interesimi për shërbimet e tij është i madh.

Ditët e fundit është raportuar se Maignan ka përfunduar në shënjestrën e Bayernit të Mynihut dhe se Milan kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë.

Bavarezët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë një shifër të tillë, ndërsa sipas Calcio Mercato, gjiganti anglez është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për portierin francez.

Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Maignan ka përfunduar në shënjestrën e Liverpoolit dhe Reds janë të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për Maignan.

Klopp nuk është i kënaqur me paraqitjet e Alisson në dy sezonet e fundit dhe ia ka kërkuar drejtuesve të Liverpoolit afrimin e Maignan.

Në rast se Liverpooli bën një ofertë zyrtare prej 100 milionë eurove, Rosonerët janë të gatshëm ta lënë të lirë Maignan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here