Dridhet Interi, Barella largohet për €100M

Oferta tunduese ka arritur, Nicolo Barella largohet nga Interi.

Nicolo Barella ishte njëri nga lojtarët më të mirë te Interi sezonin e shkuar. Mesfushori realizoi 9 gola dhe 10 asistime në 52 ndeshje të luajtura.

Barella ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2026, por sipas raportimeve të fundit 26-vjeçari mund të largohet nga Interit gjatë kësaj vere.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Liverpooli ka kthyer vëmendjen kah Barella pas dështimit për ta transferuar Caicedon.

Italiani është në shënjestrën e Liverpoolit për një kohë të gjatë dhe Reds janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për ta bindur Interin.

Barella konsiderohet si i paprekshëm, por një ofertë të tillë zikaltërit vështirë se do ta refuzojnë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here