Oferta prej €50M ka arritur, Thiaw largohet nga Milani

Oferta tunduese ka arritur, Thiaw largohet nga Milani.

Qendërmbrojtësi gjerman, Malick Thiaw shkëlqeu sezonin e shkuar duke u shndërruar në njërin nga lojtarët kyç te Milani

Thiaw ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij dhe sipas raportimeve të fundit mund të largohet nga Milani gjatë kësaj vere.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Thiaw ka përfunduar në shënjestrën e Realit.

Madrilenët janë në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të Eder Militaos dhe e kanë piketuar Thiaw si zëvendësuesin ideal.

Milan kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë gjermanin, shifër të cilin Los Blancos janë të gatshëm ta paguajnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here