BOMBA E MERKATOS: Kean bëhet Rosoner, ndërsa ylli i Milanit te Juventusi

Lajm bombastik nga Italia, Milan dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre.

Milan ka siguruar sot afrimin e qendërmbrojtësit argjentinas Marco Pellegrino, duke bërë kështu goditjen e nëntë këtë merkato.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe sipas raportimeve të fundit kanë gati shkëmbimin me Juventusin.

Disa ditë më parë u raportua se Milan synon transferim e Moise Kean nga Zonja e Vjetër, ndërsa Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke shkruar se Rosonerët mund ta transferojnëa të falë një super shkëmbimi.

Sipas Calcio Mercato, Milan dhe Juventus kanë nisur bisedimet për një shkëmbim me Kean-Saelemaekers.

Juventus është në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë dhe Saelemaekers nuk bën pjesë në planet e Piolit. Calcio Mercato, shkruan se marrëveshja pritet të arrihet javën e ardhshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here