Akordi shumë pranë, Lukaku huazohet te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Lukaku pranë rikthimit në Serie A.

Romelu Lukaku është futbollisti më i përfolur në mediat sportive gjatë kësaj merkatoje.

Pas dramës me Interin dhe Juventusin, Lukaku tani është pranë transferimit tek një tjetër gjigant italian.

Sipas raportimeve të fundit, Chelsea dhe Roma janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për huazimin e Lukakut.

Drejtuesit e Chelsea kanë ndryshuar mendje dhe janë të hapur ta huazojnë Lukakun, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Pochettinos.

Roma do ta paguaj pagën e belgut, ndërsa opsioni i blerjes nuk do të jetë i detyrueshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here