E bujshme: Ylli i Milanit e humbet derbin me Interin

Probleme për Piolin, ylli i skuadrës rrezikon derbin ndaj Interit.

Milan e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri duke marrë tre fitore në tre xhirot e para.

Rosonerët ndeshjen e fundit triumfuan ndaj Romës në Olimpico me rezultat 1-2 dhe kanë festuar pas përfundimit të ndeshjes, por edhe kur janë larguar nga stadiumi.

Leao, në fakt, ka filmuar një skenë të veçantë në autobus dhe eka postuar në profilin e tij në Instagram.

Portugezi, i cili ka shënuar kundër Roma-s, duke rezultuar vendimtar në fitoren e kuqezinjve, ndodhej në autobusin e Milan-it kur është kënduar një kor kundër Juventus-it mbi notat e këngës së njohur ‘Sarà perché ti amo’ e grupit ‘Ricchi e Poveri’.

Postimi i Leao-s nuk ka kaluar pa u vënë re, por nuk është hequr nga rrjetet sociale. Në fakt, kori është njohur nga tifozët bardhezinj duke shkaktuar shumë polemika.

Pas kësaj videoje zyrja e prokurorit të Federatës së Futbollit Italian ka hapur një hetim ndaj Milanit.

Prokurori Giussepe Chine, ka filluar të mbledh dëshmitë për ta hetuar rastin dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Sipas mediave italiane, sulmuesi portugez rrezikon të suspendohet me një ndeshje, duke humbur kështu derbin me Interin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here