Akordi shumë pranë, De Gea transferohet te gjiganti italian

David De Gea pranë transferimit në Serie A.

Portieri spanjoll, David De Gea u largua nga Manchester United pas 11 sezoneve me fanellën e Djajve të Kuq.

Edhe pse 32-vjeç, De Gea ende nuk ka gjetur një skuadër dhe sipas raportimeve të fundit spanjolli është pranë transferimit te gjiganti italian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Roma është pranë arritjes së marrëveshjes me David De Gean.

Mourinho nuk është i kënaqur me paraqitjet e Rui Patricios në sezonin e ri dhe ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e De Geas.

Verdhekuqtë janë pranë akordit me portierin spanjoll, i cili pritet të firmos kontratë dy vjeçare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here