Shikojeni reagimin epik të Theo-s dhe Leao-s kur Pioli zëvendëson Loftus-Cheek (VIDEO)

Pioli vendosi ta zëvendësojë Loftus-Cheek, Theo dhe Leao me reagim epik.

Milan e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri duke marrë tre fitore në tre xhirot e para dhe njëri nga lojtarët që ka impersionuar me paraqitjet e tij është Ruben Loftus-Cheek.

Pas një debutimi solid ndaj Bolonjës, mesfushori anglez ishte ndjeshëm më i mirë në ndeshjet me Torinon dhe Romën.

Ruben Loftus-Cheek ka treguar se është dominues në mesfushë dhe mund ta bëjë dallimin në Serie A. Ai është fizikisht i fortë dhe posedon teknikë të mirë.

Anglezi ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Milanit në fitoren ndaj Romës, duke arritur të fitojë edhe një penallti për Rosonerët.

Në pjesën e dytë Pioli vendosi ta zëvendësojë atë dhe ky vendim nuk i pëlqeu aspak Theos dhe Leaos.

Në rrjetet sociale është bërë virale videoja ku shihet reagimi epik i Theos, të cilit nuk i ka pëlqyer fare vendimi i Piolit për ta zëvendësuar Loftus-Cheek.

Pioli ia bën me dije Theos se Loftus-Cheek ka një karton të verdhë dhe Leao më pas ia shpjegon francezit arsyjen e zëvendësimit.


 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here