Ofendoi arbitrin “vaffa****”, ylli i Interit humbet derbin ndaj Milanit (VIDEO)

Probleme për Inzaghin, ylli i skuadrës rrezikon derbin ndaj Milanit.

Inter dhe Milane mbyllën javën e tretë të Serie A me pikë të barabarta, ndërsa ndodhen në krye të renditjes.

Dy skuadrat milaneze, protagoniste të një fillimi të shkëlqyer të sezonit, arrijnë kështu në pushimin prej kombëtareve, të lumtura.

Tre fitore në tre ndeshje për të dyja skuadrat dhe për atë të Simone Inzaghit ashtu edhe për atë të Stefano Piolit.

Kur të rifillojë kampionati, ndeshja e parë që i pret, e vlefshme për javën e katërt është derbi i “Madonnina-s”.

Fikayo Tomori duket se nuk do të jetë futbollisti i vetëm që do ta humbasë derbin, pasiqë edhe ylli i Interit rrezikon tashmë ta humbasë super sfidën.

Tomori u ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Romës, ndërsa Interi rrezikon ta humbasë Barellan, pasiqë ky i fundit ofendoi arbitrin Matteo Marchetti në ndeshjen ndaj Fiorentinës.

Barella u ndëshkua me karton të verdhë pas protestave ndaj gjyqtarit, por në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet se ylli i zikaltërve i thotë Marchettit vaffanculo“.

 

Pas këtyre pamjeve nuk përjashtohet mundësia që Federata të hap hetim dhe ta suspendojë Barellan.

Futbollistët e Milanit tashmë janë nën hetim për festën me kore anti-Juve dhe tani mbetet ta shohim nëse Federata do të hap hetim edhe ndaj Barellës.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here