E bujshme: Pellegrini transferohet te rivalët e Romës

Pellegrini largohet nga Roma, por jo nga Serie A.

Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini konsiderohet si njëri nga mesfushorët më të mirë italian dhe interesimi për shërbimet e tij është i madh.

Pellegrini ka kontratë me Romën deri në vitin 2026, ndërsa kartoni i tij në treg vlerësohet 35 milionë euro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se rivalët e Romës, Juventus synon transferimin e Pellegrinit verën e ardhshme.

Biankonerët e kanë piketuar Pellegrinin si përforcimin ideal për vijën e mesfushës dhe janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për ta sjellur 27-vjeçarin në rradhët e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here