Kartonin e Sensit dhe €15M, Inter transferon yllin e rivalëve

Shkëmbimi i merkatos së janarit.

Interi vazhdon të mbetet më aktiv se kurrë në merkatos, me Beppe Marotta dhe Piero Ausilio që tashmë monitorojnë se cilat mund të jenë objektivat e tyre të ardhshëm.

Një nga emrat që tërheq më shumë drejtuesit zikaltër është një lojtar i një ekipi rival në Serinë A.

Siç raporton Calciomercato.com, në fakt, tek Inter-i po mendojnë për Elif Elmas, i cili ka rënë në plan të dytë te Napoli pas emërimit të Garcias si trajner.

Zikaltërit synojnë afrimin e Elmas në merkaton e janarit dhe madje kanë gati ofertën joshëse për Napolin.

Inter do tia ofrojë Napolit kartonin e Stefano Sensit dhe 15 milionë euro në këmbim të Elmas.

Mesfushorit maqedonas i skadon kontrata në vitin 2025 dhe Napoli pritet ta pranojë ofertën e Interit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here