BOMBË: Mourinho bën gati valixhet, trajneri i madh merr drejtimin e Romës

Lajm bombastik nga Italia, Jose Mourinho pranë shkarkimit.

Roma e ka nisur sezonin e ri në mënyrë katastrofale duke arkëtuar vetëm një pikë në tre ndeshje të luajtura.

Edhe përkundër afrimeve të shumta në merkaton e verës, Mourinho nuk ka arritur të bëjë më mirë me skuadrën dhe drejtuesit e Romës kanë filluar të mendojnë për shkarkimin e portugezit.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruajtur se Roma ka nisur bisedimet tashmë me zëvendësuesin e Mourinhos.

Sipas Calciomercato, Roma është në bisedime me Antonio Conten, i cili është i gatshëm ta merr drejtimin e Giallorosëve.

Drejtuesit e Romës do të bëjnë durim edhe për disa ndeshje me Mourinhon dhe në rast se rezultatet pozitive nuk vijnë, atëherë drejtimi i skuadrës do t’i besohet Contes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here