Nuk mbaron me Tonalin: Newcastle transferon një tjetër yll nga Milani për shifrën rekorde

Nuk mbaron me Tonalin, Newcastle përsëri për shopping te Milani.

Merkaton e shkuar ndodhi e papritura me Sandro Tonalin i cili u largua nga Milani për tiu bashkuar Newcastle për shifrën e 80 milionë eurove.

Tifozët e Milanit nuk ishin aspak të kënaqur me vendimin e drejtuesve për ta shitur Tonalin, pasiqë 23-vjeçari shihej si e ardhmja e skuadrës.

Për Newcastle, Tonali rezultoi një afrim fantasik, me italianin i cili është shndërruar në njërin nga lojtarët kyç në skuadrën e Eddie How.

Por sipas Calciomercato, Sandro Tonali nuk do të jetë futbollisti i fundit i Milanit që është transferuar te Newcastle, pasiqë klubi anglez synon tia rrëmbejë Rosonerëve edhe një tjetër yll.

Calciomercato, shkruan se Newcastle synon transferimin e Theo Hernandez verën e ardhshme dhe janë të gatshëm të thyejnë rekordin duke ofruar 100 milionë euro për kartonin e francezit.

Theo Hernandez ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026 dhe përfiton 4.5 milionë euro në sezon.

Te Newcastle janë të gatshëm ti ofrojnë pagë prej 10 milionë eurove në sezon, ndërsa Milani vështirë se do ta refuzojë një ofertë të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here