Dridhet stoli i Piolit, Milan ka gjetur dy super trajnerë

Lajm bombastik nga Italia, e ardhmja e Piolit te Milani në pikëpyetje.

Milani ka dalë kokulur pas derbit të djeshëm ndaj Interit, pasi humbja 5-1 lë pak vend për koment.

Kuqezinjtë ishin dukshëm inferiorë ndaj zikaltërve në këtë sfidë dhe kjo qartësisht nuk ka lënë shije të mirë te tifozët, por edhe drejtuesit e skuadrës.

Ata kanë shkuar në dhomat e zhveshjes menjëherë pas sfidës, për t’i shprehur mbështetjen e tyre lojtarëve, siç shpjegoi trajneri Pioli para kamerave.

Por situata nuk është aq e qetë sa e përshkruan trajneri, pasi humbja shumë e rëndë ka bërë që drejtuesit të shfaqen që në mëngjesin e sotëm në ambientet e klubit.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit kanë filluar të mendojnë për një të ardhme pa Piolin.

Drejtuesit e Milanit kanë identifikuar dy kandidatë potencial për ta zëvendësuar Piolin dhe ata janë: Antonio Conte dhe Julian Nagelsmann.

Për momentin drejtuesit e Milanit do të tregohen të duruar me Piolin, por në rast se deri në janar Interi shkëputet edhe më tepër, atëherë do ta shkarkojnë 57-vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here