Ishte një pasdite e rëndë dje për Milanin që u shpartallua nga Interi me rezultat 5-1.
Rosonerët u dominuan në çdo aspekt, ndërsa kamerat kanë kapur një moment tensioni mes Rade Krunicit dhe Davide Frattesit.
Në minutat e fundit të ndeshjes Krunic dhe Frattesi u përplasën në fushë gjatë një dueli dhe ky i fundit kërkoi gjuajtje të lirë nga gjyqtari.
Mesfushori boshnjak i tha diçka Frattesit dhe ky i fundit reagoi duke ia treguar gishtin që të hesht dhe katër gishtat që simbolizonin katër golat.
30 sekonda më pas Frattesi arriti të realizoj ndaj Milanit duke vulosur kështu fitoren e Interit.
📹 | Frattesi telling Krunić to shut up while showing him the number 4 with his fingers.
— Milan Matters (@MilanMatters) September 16, 2023