Arrihet marrëveshja, Ivan Perisic nga janari përsëri në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Ivan Perisic rikthehet në Serie A.

Sulmuesi kroat, Ivan Perisic, do të largohet nga Tottenham në merkaton e janarit.

Perisic u largua nga Interi me parametra zero për t’iu bashkuar Contes te Tottenham, por pas shkarkimit të italianit, kroati dëshiron largimin nga Spurs.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Perisic është drejt rikthimit në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon afrimin e tij.

Sipas Calcio Mercato, Perisic ka arritur marrëveshje verbale me drejtuesit e Romës dhe në janar do ti bashkohet Giallorosëve me parametra zero.

Perisicit i skadon kontrata me Tottenham në fund të sezonit, por drejtuesit e Spurs do ta lënë të lirë, pasiqë kroati përfiton 10 milionë euro në sezon dhe ndërpreja e kontratës do të jetë e dyanshme.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here